Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka kërkuar ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, që mos të ikë nga detyra dhe përgjegjësitë ligjore për t’u kujdesur për shtetasit kosovarë jashtë vendit.
Deputetja Musliu-Shoshi ka shkruar në faqen e saj në Facebook se janë dy mijë shtetas të Kosovës të bllokuar që duan të kthehen sa më shpejt në atdhe sepse kanë mbetur pa mjete financiare dhe po iu skadojnë vizat.
Ajo thotë se detyrën që ka Ministria e Punëve të Jashtme për t’u kujdesur për shtetasit, ia ka dorëzuar Ministrisë së Infrastrukturës.
“Qeveri e shkarkuar të bëj veprimet e duhura për t’i kthyer të gjithë shtetasit tanë në atdhe dhe jo të merret duke kërkuar lëmoshë diasporës ose të merret me pranimin e lëmoshës nga Serbia”, tha Shoshi.
Deklarata e plotë e Ariana Musliu-Shoshi:
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës është zhdukur nga zhvillimet e fundit duke ikur nga përgjegjësitë e tij shtetërore ndaj shtetasve tanë që kanë mbetur jashtë vendit në këtë kohë pandemie. Bëhet fjalë për dy mijë shtetas të Kosovës që kanë shprehur nevojën për t’u kthyer sa më parë në atdhe sepse po mbeten pa para, pa vlefshmëri vizash e me siguracione të skaduara.
Ministri Konjufca deri më sot është marrë vetëm me shkarkime në MPJ dhe nuk është dëgjuar që të thotë qoftë një fjalë të vetme për sa i përket kujdesit të shtetit tonë për këta shtetas që janë bllokuar jashtë pa vullnetin e tyre si pasojë e pandemisë.
Të gjitha kompetencat për kujdesin për shtetasit tanë të mbetur jashtë dhe riatdhesimin e tyre ia kanë lënë Ministrisë së Infrastrukturës ndërkohë që këtë përgjegjësi e ka drejtpërdrejt Ministria e Jashtme.
Ftoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministrin që të bëjnë detyrën që iu takon për të cilën edhe kanë përgjegjësi ligjore. Është e domosdoshme që kjo qeveri e shkarkuar të bëj veprimet e duhura për t’i kthyer të gjithë shtetasit tanë në atdhe dhe jo të merret duke kërkuar lëmoshë diasporës ose të merret me pranimin e lëmoshës nga Serbia.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...