Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se tashmë Lëvizja Vetëvendosje nuk proteston më për problemet brenda Universitetit të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, Këshilli drejtues i UP-së sot përbëhet nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kjo e ka kthyer prapë atë pak shprese se brenda atij universiteti mund të ketë vendimmarrje e autonomi. Ideja është që të rrisin ndikimin dhe t’ia ndalin frymën universitetit me gjatë. Kësaj qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam”, ka thënë ajo.
Sipas saj, me këtë skenar më se paku fajtor janë protagonistët që janë zgjedhur, por sipas saj, mënyra sesi VV-ja e ka bërë këtë skenar dëshmon shumë se për çfarë arsimi të lartë kanë folur e kanë protestuar ndër vite./arbresh.info.
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...