Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i është kundërpërgjigjur hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili të martën në një emision televiziv tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.
Deliu-Kodra ishte e ftuar në emisionin Frontal në T7, ku tha se me dëshirë do ta kalonte në kuzhinë shumicën e kohës, por arrin t’i bëjë edhe punët e shtëpisë e edhe ato që i ka si deputete.
“Unë me shumë kënaqësi jam në kuzhinë kohën më të madhe, por arrij të jem edhe te ju, arrij që të jem edhe përfaqësuese e qytetarëve që më kanë votu, por edhe përfaqësuese e denjë e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
E pyetur se kush e ka përgatitur darkën sonte në shtëpinë e saj, Deliu-Kodra tha se këtë e ka bërë ajo, por krahas kësaj, ajo ka kryer edhe obligimet tjera jashtë shtëpisë.
“Natyrisht unë, e mbarova darkën, dhe kjo është deklaratë edhe për atë që e ka thënë njëri prej të apostrofuarve sot, besoni e kam mbaru darkën, i kam kry obligimet, isha në konferencë për shtyp, dhe jam shumë krenare që arrij çdo ditë të shoh të reja që më motivojnë edhe më shumë ashtu siç dikur më kanë motivuar emra të rëndësishëm që kanë avokuar që ky standard I krijuar të mos jetë standard që promovohet nga mediat”, deklaroi Deliu-Kodra .
Këto deklarata të Deliu-Kodrës kanë ardhur pasi hoxha Shefqet Krasniqi të martën në një emision televiziv ka deklaruar se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërkaq burrat në oda.
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...