Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh edhe anëtare e kryesisë së kësaj force politike, Oriola Pampuri, ka komentuar në studion e Syri.net situatën politike në vend. Pamopuri tha se protesta e 16 shkurtit synon rrëzimin e Edi Ramës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas saj nuk mund sot të gjithë janë të vetëdijshëm se me Edi Ramën kryeministër Shqipëria nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
‘Votat Edi Rama nuk i ka merituar, i ka blerë, i ka marrë nëpërmjet kërcënimeve nëpërmjet bandave dhe kriminelëve. Qytetarët të bërë bashkë sërish do të rrëzojnë kriminelët. PD nuk i bën protestat për të marrë pushtetin, ato janë kundër Edi Ramës. Ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët, ai nuk mund të qëndrojë më në krye të kësaj qeverie. Me Edi Ramën nuk ka më asnjë arsye që zgjedhjet të jenë legjitime. PD nuk e pretendon dhe nuk mendon që pushtetin pa votë. PD mendon se vota e lirë dhe e pacenuar do të sjellë në pushtet të djathtën. Ne nuk themi të ikë Edi Rama të vijmë ne, ne kërkojmë të vijë një qeveri tranzitiore që të mundësojë leximin e votës ashtu siç është shkruar. Ky kryeministër dhe çdokush tjetër që përdor autokracinë sigurisht që do të ketë fundin e një diktatori. Kushdo autokrat që është munduar të mbajë vendin me dhunë do të ketë një fund diktatori. Rama do të ketë fundin e një diktatori’, deklaroi Pampuri.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend