Deputetja e NISMA-s, Albulena Balaj- Halimaj e ka quajtur hipokrizi numrin e vogël të votave që kandidatja femër për Guverntore të BQK-së, Shkëndije Himaj ka marrë sot nga deputetet.
Balaj-Halimaj ka thënë se kjo është një hipokrizi kur dihet se në Kuvendin e Kosovës janë mbi 30 deputet femra ndërkohë që Shkëndije Himaj mori vetëm 15 vota në këtë votim, shkruan Arbresh.info.
“Kjo është një hipokrizi pasi e pamë se sa gruaja e përkrah gruan, nga mbi 30 gra që ka Kuvendi i Kosovës, vetëm 15 vota i mori Shkëndije Himaj”, ka thënë ajo.
Fehmi Mehmeti është zgjedhur Guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës me 60 vota ndërkaq të nominuar për këtë pozitë ishin edhe Besnik Bislimi i cili mori 31 vota dhe Safet Merovci që mori vetëm 4 vota./Arbresh.info
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...