Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku –Rexhepi ka thënë se askush nuk guxon të ndërhyjë në punën e pavarur të Këshillit Shtetëror të Cilësë së Agjencssë së Kosovës për Akreditim.
Ajo ka thënë se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nuk duhet të heshtë dhe duhet t’i bëj publike presionet që i bëhen. Bunjaku –Rexhepi i ka bërë thirrjes prokurorisë që të hetojnë presionet që bëhen nga kushdo qoftë në adresë të KSHC-së.
Ky është postimi i plotë i deputetes së LDK-së:
Një kolegj privat paska reaguar ndaj mosakreditimit të programeve të këtij institucioni, duke e fajësuar për ndërhyrje, Ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqin. Ky i fundit paska mohuar çdo ndërhyrje dhe ka thënë se në vazhdimësi ky institucion ka bërë presione.
Ne mbështesim Këshillin Shtetëror për Cilësi dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente, në asnjë mënyrë të ndërhyhet si më parë në KSHC, sepse me këtë ndërhyrje politike, jemi larguar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Po ashtu, Ministri Bytyqi ka bërë shkelje që nuk e ka raportuar presionin në vazhdimësi nga ky kolegj, pasi në reagimin e Bytyqit, thuhet se në vazhdimësi ka hasur në presione. Ministri nuk lejohet dhe nuk guxon të heshtë, por sa herë dhe kurdoherë që ka presione për ndërhyrje, të raporton tek organet përgjegjëse.
Po ashtu, ne si deputete, bëjmë thirrje që nëse ka ndërhyrë qoftë ministri, qoftë kolegji në KSHC, prokuroria të heton çdo presion dhe ndaj kujtdo, të merr masa në përputhje me ligjet në fuqi.
Kosova nuk guxon në asnjë mënyrë të lejon ndërhyrjen në punën e pavarur të KSHC, sepse ndërhyrja e mëhershme shkaktoi pasoja të mëdha, duke u përjashtuar nga EQAR.
KSHC vetëm si organ i pavarur mund të rregullon cilësinë, në të kundërtën do të thellohet kriza në cilësinë e arsimit të lartë.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...