Deputetja e LDK’së akuzon ashpër Albin Kurtin: Është veçse një diktator

21:58 | 24 Nëntor 2020
L G

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është diktator.

Sipas saj, Kurti ka tentuar ta kontrollojë LDK-në, por që siç thotë ajo nuk ja ka arritur.

“A duhet ta përsëris disa herë, Albin Kurti është veçse një diktator. Ai është munduar ta kontrollojë LDK’në nga pozita e tij që ne ja kemi ofruar, por këtë nuk e lejon LDK-ja”, ka thënë Bunjaku në Kanal10.

Ndër të tjerash, ajo ka mbrojtur edhe deklaratat e Driton Selmanajt, duke thënë se deklaratat e tij për të pagjeturit janë shtrembëruar dhe janë përdorur nga të tjerët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme