Qeveria Kurti 2 është pothuajse në përfundim të mandatit të tij katër vjeçar.
Tashmë veç se kanë filluar koalicionet parazgjedhore mes partive, e një koalicion që është zyrtarizuar të mërkurën është ai mes AAK-së dhe NISMA-s.
Ndonëse koalicionet u japin fuqi partive, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Rrezarta Krasniqi për portalin Arbresh.info ka thënë se është ende herët të flitet rreth kësaj çështje, ndërsa ka refuzuar të komentoj koalicionin AAK-NISMA.
Ndërsa, të mërkurën ka nisur peticioni në veri për shkarkimin e kryetarëve aktual, dhe sipas deputetes Krasniqi, një gjë e tillë është dashur të ndodh më herët.
Ajo shpreson që pas shkarkimit të kryetarëve, të hiqen edhe masat që Bashkimi Evropian ia ka vendosur Kosovës.
“Kjo është deshtë me ndodh më herët për shkak se ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ata edhe kemi masa sepse ata kanë kërkuar që kryetarët të punojnë jo nga komuna por nga zyrat e tjera ose mu tërheq me u shkarku kryetarët. Po shpresojmë që tash pas peticionit të shkohet në zgjedhje dhe të hekën masat nga Bashkimi Evropian, por duhet punë dhe angazhimi i qeverisë që sa më shpejt të hekën masat sepse Kosova po humbë shumë, deri tash ka humbë 298 milion euro d.m.th. që janë të bllokuara, dhe po shpresoj që pas kësaj peticionit vendi të shkoj në zgjedhjet veriore dhe masat të hekën”, ka potencuar Krasniqi.
Krasniqi beson që zgjedhjet në vend do të mbahen këtë vit teksa fajëson Qeverinë për varfërimin e popullit dhe fryrjen e faturave të energjisë elektrike.
Ajo përmend edhe kërkesën që LDK ka bërë për heqjen e TVSH-së nga produktet ushqimore bazike dhe akciza nga nafta.
“Po besoj që do të jetë vit zgjedhor për arsye se sa më shpejt të shkoj në shtëpi aq më mirë është për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse kemi një varfëri tejet të madhe, ju pe shihni fryrjen e faturave të energjisë elektrike, po e shihni inflacionin sa është dhe qeveria nuk i ka dal në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne si LDK kemi kërku që të hiqet TVSH-ja nga ushqimet bazike dhe akciza nga nafta mirëpo ata nuk i kanë heq. Edhe me bujq kanë pas probleme sepse nuk mundet me u pagu njëjtë ai njeri që del dhe punon tokën, si ai njeri që vozit një kerr të mirë. Është deshtë me qenë diçka me ndihmën e tyre sepse kemi varfëri dhe kjo është deshtë me përfundu me kohë”, u shpreh ajo.
Mes tjerash, deputetja Krasniqi përmend edhe dështimet e Qeverisë Kurti, si arsye për të dërguar në shtëpi sa më shpejtë.
“Tash e tri vite kemi vetëm dështime, nuk mbahet mend asnjë punë që ka bërë kjo Qeveri, nuk kemi investime kapitale kanë planifiku kanë paraparë me u ndërtu 160 çerdhe deri tash janë vetëm 40 çerdhe, tash e kemi parë edhe testin e PISA-s si ka dal sepse për tri vite kjo qeveri nuk i ka fillu shkollat me datë 1 shtatorë gjithmonë me vonesa. Viti i parë ka qenë vit pandemik, viti i dytë sindikatat kanë qenë në grevë dhe nuk kanë marr ndihmë nga Qeveria dhe viti i tretë ka qenë me tekstet shkollore ku janë detyruar me i qit paret prindërve për me ju ble vet librat”, deklaroi Krasniqi.
Nëse zgjedhjet do të mbahen këtë vit, Krasniqi nuk beson që partia në pushtet do të fitoj sërish 51 për qind të votave
“Jo asnjëherë nuk mendoj, për arsye se shumica e popullit janë zhgënjye me të gjitha parimet që ka ardh në pushtet tanimë i ka shkel dhe nuk mendoj që do të arrij ti marr më 51 përqind”, përfundoi ajo.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 zuri vendin e tret me 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League