Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar ndaj mesazheve të kryediplomatit gjerman, Heiko Maas në Prishtinë në lidhje me liberalizimin e vizave.
Ajo me anë të një postimi në Twitter ka thënë se për këtë çështje fjalët nuk janë të mjaftueshme.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar. Fjalët nuk janë më të mjaftueshme këtu. Gjermania duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me Francën dhe Holandën”, ka thënë Alt.
Ndryshe, Maas dje në Prishtinë deklaroi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, por që sipas tij ka shtete të cilat ende janë skeptike dhe nuk janë të bindura për këtë brenda BE-së./arbresh.info/
Richtiges Signal von BM #Maas, Gefahr von #Grenzverschiebungen auf #Balkan offen zu thematisieren. #Visaliberalisierung mit #Kosovo ist überfällig. Hier reichen Worte nicht mehr aus. BReg sollte auf direktes Gespräch mit Frankreich & Niederlande pochen! https://t.co/9QIogGEjXM
— Renata Alt (@RenataAlt_MdB) April 23, 2021
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...