Mirlinda Sopi – Krasniqi, deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), e sheh si shqetësuese deklaratën e Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës për arrestimin e Behgjet Pacollit.
Sopi-Krasniqi po ashtu ka shtuar se shqetësuese është edhe heshtja e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Shqetësues dhe i papranueshëm deklarimi publik i ud. Ministrit te Punëve te Brendshme se nëse mbahet seanca do të arrestoj zotëri Pacollin, kësisoj duke shkel mandatin kushtetues të deputetit. Edhe me shqetësuese është heshtja e Kryetares së Kuvendit e cila ka për obligim të dal në mbrojtje të deputetit të zgjedhur”, ka thënë Sopi-Krasniqi.
Deputetja e AKR-së ka pyetur se ku është duke shkuar vendi me kërcënime dhe shantazhe. Sopi-Krasniqi thotë se AKR-ja ka votuar Qeverinë Kurti me qëllim që t’i dal në krah qytetarit.
“Ku po shkon ky vend, me kërcime dhe shantazhe? Ne jemi vend demokratik e jo autoritar si po tentohet të instalohet në institucionet e vendit. AKR nuk ka votuar për qeveri autoritare e shkelëse të kushtetues por me qëllimin që të dalim krah qytetarit”, ka thënë Sopi-Krasniqi.
Ndër tjera, deputetja ka treguar se në ditën kur është votuar Qeveria Kurti krerët e VV-së lutnin Pacollin të votonin pro qeverisë ndërsa tash e trajtojnë si kriminel.
“E qe besa ne ditën kur është votuar qeveria plot deputetë e krerë të VV-së na takojshin për kërkim vote të qeverise, e ne e votuam pa asnjë kusht, pa kërkuar asgjë prej tyre. Kur ishte për votim të qeverisë të gjithë na lutni ndërsa sot zotëri Pacolli trajtohet si kriminel”, ka thënë Sopi-Krasniqi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...