Google ADS

Deputetja e AAK-së: Vezët në Kuvend i solli Albin Kurti

00:36 | 25 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se vezët në Kuvend i kishte përdorur i pari kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

Në intervistën në “Interaktiv” të KTV-së, ajo është pyetur nëse njerëzit e AAK-së e kishin gjuajtur me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

“Kjo temë konsideroj nuk është temë për të mos u diskutu. Por, sinqerisht nuk e di se kush e ka gjuajtur, por është diçka që ndoshta e ka interes, konsideroj në këtë rast, qeveria, për ta tërhequr vëmendjen nga temat që janë me interes, në këtë rast nga ato që po proklamohen nga qeveria Kurti, për ta hequr taksën, sesa gjuajtja me vezë e kujtdoqoftë, sepse vezët erdhën nga kryeministri aktual, i cili në Kuvend e kishte gjuajtur kryeministrin e atëhershëm Mustafa”, ka thënë Haxhiu.

“Në këtë rast, zoti Kurti ishte ai, si lider i Vetëvendosjes, që e ka gjuajtur me vezë zotin Mustafa dhe jo një herë. Kur them me vezë, ato i sollën Vetëvendosja në Kuvend dhe në këtë rast nuk mund të themi, kur po ka reagime që ka gjuajtur vezë gjithë kohën dhe për një kohë shumë të shkurtër mendojnë që është e pamoralshme dhe etike”, ka thënë ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme