Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj thotë se Ministria e Shëndetësisë (MD) duhet ta caktoj çmimin e testeve për COVID-19, të cilat bëhen në nëpër laboratorë privat.
Ajo, pohon se ata që abuzojnë me çmime të këtyre testeve duhet të gjobiten dhe tu revokohet licenca, raporton arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj, ka thënë se Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovës(IKSHPK), është i vetmi institucion ku bëheshin testet për Covid-19, mirë për shkak të numrit të madh të kërkesave u licencuan edhe laboratoret private. Megjithatë, sipas saj, çmimi i testeve duhet të jetë i njëjtë, e jo ta caktojnë pronarët sipas dëshirave.
“IKSHP ishte i vetmi institucion ku bëheshin testet dhe po ashtu kërkesat e qytetarëve ishin të shumta. Kur u mor vendimi që të licencoheshin laboratoret private për teste, e kemi mirëpritur sepse sado kudo, qytetarët që kishin dyshime, do ta kishin më të lehtë për t’i bërë testet. E kam thënë në një seancë në Parlamentin e Kosovës, se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht t’a caktoj çmimin e testeve. Çmimi duhet të jetë i njëjtë, e jo ta caktojnë pronarët sipas dëshirave. Andaj duhet të aktivizohen të gjitha mekanizmat: MSH, Inspektorati Shëndetësor që ta ndalin këtë abuzim. Ata që abuzojnë me çmime të gjobiten por edhe të ju revokohet licenca. Është periudhë ku duhet të jemi solidar e jo abuzues. Stop keqpërdorimeve”, shkruan Kadrijaj. /arbresh.info/
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...