Deputetja e AAK-së: Qysh mendove ti ministre, ti me i mbyll mediat e ato me ardh e me të shërby ty?

18:13 | 1 Gusht 2023
Diellza Gashi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albana Bytyqi, ka reaguar pasi që gazetarët bojkotuan konferencën për media të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.

Ajo e ka përkrahur bojkotimin nga gazetarët të konferencës së ministres Hajdari, e cila shkaku u bo për pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Bytyqi e ka pyetur ministren, se si mendon që t’i mbyllë mediat dhe pikërisht ato të vijnë për t’i shërbyer asaj?

“Epo ja që nuk shkojnë punët bash qashtu ministre. Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar. Ditë të këqija po vijnë për juve”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme