Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, ditë më parë ka deklaruar se mund të intervenojmë ushtarakisht në Kosovë, por s’mund të ndodhë pa një konflikt serioz në rajon.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një prononcim për Arbresh.info thotë se Serbia këto deklarata i bënë qëllimisht, dhe nuk befasohemi.
Tutje ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos transparencë, duke thënë se kësaj qeverie i ka humb rruga në oborr, me veprime të pamatura dhe me veprime të pa koordinuara, me aleatët ndërkombëtarë,
“Nuk befasohemi prej deklaratave të tilla kemi një fqinjë agresorë por fatmirësisht jemi shkurorëzuar prej tyre. Serbia këtë e bënë qëllimshëm dhe në kemi KFOR-in që qëndron në Kosovë dhe është një garanci e sigurisë së Kosovës. Por e keqja është se kemi një Qeveri jo transparente dhe një Qeveri që i ka humb rruga në oborr, me veprime të pamatura dhe me veprime të pa koordinuara as me aleatët ndërkombëtarë as me opozitën dhe as me Parlamentin e Kosovës”, thotë Kadrijaj.
Sipas saj, për këto veprime Serbisë duhet t’i vendoset notë verbale.
“Në marrëveshjen e pranuar është se asnjëra palë nuk guxon ta stopoj rrugën e njëra tjetrës drejt integrimeve evropiane, duhet të përcjellën secilit deklarata që japin secila ministri dhe duhet me shku me notë verbale me dërgu në Bruksel në Amerikë e në vendet e tjera, e jo ne të heshtim karshi këtyre veprimeve, sepse ne vend se kritikat me shku ndaj Serbisë po shkojnë karshi kësaj qeverie të papërgjegjshme”, thotë ajo.
Deputetja e AAK-së tutje thotë se Qeveria Kurti duhet ta kuptoj se nuk është lluks me qenë në Qeveri por kanë përgjegjësi me Kuvendin dhe qytetarët e këtij vendi.
“Kjo qeveri duhet ta kuptoj se nuk është veç luks me qenë në qeveri por kanë përgjegjësi më Kuvendin dhe me qytetarët por përgjegjësia më e madhe është më vendin e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje të jenë vigjilentë, që te dalim nga situatat e krijuara”, thotë në fund Kadrijaj./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...