Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës veçse ka rënë, pasi pozita nuk po mundet me i mbledh as deputetët e saj.
Ajo në emisionin “dPT” tha se qeveria e ka sjellë vendin në këtë gjendje pasi nuk marrin pjesë as në mbledhjet e Kuvendit. Po ashtu ajo tha se data e zgjedhjeve duhet të caktohet qysh nesër.
“Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra. Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por me punu për interesa të qytetarëve”, deklaroi Kadaj-Bujupi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...