Deputetja Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cilëson si njeri pozitiv dhe i respektuar, Bedri Hamzën, i cili u zyrtarizua të mërkurën si kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
“Sa e njoh Bedri Hamzën, është njeri i respektuar, është njeri punëtor, ka qenë ministër, është pozitiv”, shprehet Kadrijaj.
Ajo, thotë se e respekton vendimin e PDK-së dhe se kjo parti e ka lirinë e propozimeve.
Ndërsa, shton se ka respekt gjithashtu edhe për Bedri Hamzën si individ.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të mërkurën ka njoftuar se Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Kryetari Krasniqi, në një konferencë për media, tha se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.
Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e mirëpriti lajmin për propozimin të Bedri Hamzës për kryeministër të vendit.
Ndryshe, Bedri Hamza aktualisht është kryetar i Mitrovicës./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
LEXO EDHE:
“Kandidatura e Bedri Hamzës për kryeministër, zbehë jashtëzakonisht fuqinë e Vetëvendosjes”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...