Liderët e koalicionit qeverisës aktual, Ramush Haradinaj ngriti shqetësime për çështjen e Ujmanit që kur negociatat e fundit në SHBA po vazhdonin.
Në këtë parti kanë folur për Ujmanin me shqetësim edhe pasi që marrëveshja u nënshkrua, e ku në ekipin kosovar pati edhe ministra të AAK-së.
Edhe pse në delegacionin kosovar në ShBA kishte edhe anëtarë të Qeverisë nga partia e Haradinajt, deputetja e kësaj partie, Donika Kadaj, është shumë kritike ndaj Kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.
Thotë që është person jo i duhur për ta arrit marrëveshjen finale me Serbinë.
“Unë e kam thënë disa herë që sa i përket kryeministrit Hoti qëndron në anën e kundërt të bindjeve të mija poltike është person jo i duhur për dialogun dhe për ta arrit aty ky synon Kosova marrëveshjen finale siç po shihet nga Uashingtoni qasja e tij është gabim. Ai nuk ka një platëforme shtetërore të dakorduar nuk e ka bekimin e Kuvendit të Kosovës, në marrëveshje po lëshon pe u pa edhe me çështjen e Ujmanit dhe Mini-Shengenit”, ka thënë Kadaj./blic/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...