Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së.
“Akuza juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja”, ka thënë Bytyqi./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?