Deputetja e AAK-së i del në mbrojtje Selmanajt: Për neve është e papranueshme

12:43 | 18 Dhjetor 2020
A Z

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj vlerëson të papranueshme sjelljen e VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, Vetëvendosja po e pengon edhe punën e kuvendit, dhe për neve është e papranueshme, raporton arbresh.info

“Vetëvendosja po e pengon edhe punën e kuvendit, dhe për neve është e papranueshme, sepse sot kemi  pasur pika të shumta të rendit të ditës dhe deputet u deshtë me qenë të mobilizuar dhe të pa angazhuar që më kalu ligjet qe janë të rëndësishme për Kosovë, dhe jo në forma të tilla ta pengojnë punën e parlamentit”, tha ajo për arbresh.info

Ndryshe, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit. 

Të ngjashme