Google ADS

Deputetja Duda Balje kërkon dënim maksimal për policin që keqpërdori të miturën

13:47 | 6 Shkurt 2019
L G

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje ka reaguar ashpër ndaj personave të përshirë në ngacmime dhe shantazhe seksuale.

Ajo në një reagim që ka bërë në faqen e saj në Facebook, ka kërkuar që personat e tillë të marrin dënimin më të ashpër sipas ligjit.

”Ju, ish zëvendës ministra, policë, doktorë, ngacmues e sulmues seksual e shfrytëzues të të miturave të kërkoni fajtorin tek të tjerët, nuk është njerëzore – turp për ju. Unë, nuk e di për kryetarin e Kosovës, as për prokurorë, as për gjykatës, sa më përket mua ju meritoni dënimin më të ashpër të paraparë me ligj. E di që ky krim ka ndodhur edhe më herët, por na mbetet neve që ta ndalojmë që mos të ndodhë më, dënimi është vetëm fillimi i pagimit të krimit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme