Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina si çështje në seancën plenare ka ngritur Spitalin e Gjakovës duke thënë se në këtë spital edhe pse ka shumë shërbime nuk ka pasur ndihmë sa i përket infrastrukturës, shkruan arbresh.info.
“Spitali i Gjakovës është një ndër spitalet ku nuk ka pas ndihma për përmirësimin e infrastrukturës siç ka pasur në spitalet tjera”, ka thënë ajo.
Ajo ka kërkuar që me anën e një amendamenti mjetet që i janë marrë nga Qeveria e kaluar t’i kthehen këtij spitali.
“Unë kërkoj që me anën e një amandamenti këto mjete ti kthehen spitalit sepse ai punon në kushte të vështira edhe pse thash se sukseset janë të mira. Unë do të kërkoj më shumë ndihmë për këtë spital për vitin 2018. Kërkoj që ti kthehen paret që i janë marrë me vendim të qeverisë”, ka thënë ajo.
Ajo më këtë rast ka përmendur edhe shërbimet që i kryen ky spital për vendet e tjera./arbresh.info/
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...