Google ADS

Deputetja Brovina kërkon kthimin e mjeteve që i janë marrë Spitalit të Gjakovës

13:29 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina si çështje në seancën plenare ka ngritur Spitalin e  Gjakovës duke thënë se në këtë spital edhe pse ka shumë shërbime nuk ka pasur ndihmë sa i përket infrastrukturës, shkruan arbresh.info.

“Spitali i Gjakovës është një ndër spitalet ku nuk ka pas ndihma për përmirësimin e infrastrukturës siç ka pasur në spitalet tjera”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar që me anën e një amendamenti mjetet që i janë marrë nga Qeveria e kaluar t’i kthehen këtij spitali.

“Unë kërkoj që me anën e një amandamenti këto mjete ti kthehen spitalit sepse ai punon në kushte të vështira edhe pse thash se sukseset janë të mira. Unë do të kërkoj më shumë ndihmë për këtë spital për vitin 2018. Kërkoj që ti kthehen paret që i janë marrë me vendim të qeverisë”, ka thënë ajo.

Ajo më këtë rast ka përmendur edhe shërbimet që i kryen ky spital për vendet e tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme