Deputetja britanike, Alicia Kearns ka folur sërish për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit duke u shprehur e zhgënjyer me mos reagimin e arsyeshëm për rastin nga BE-ja.
Kearns ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e kryeterroristit serb, Millan Radojiçiq te autoritet e Kosovës.
Ne e kemi parë se çfarë ka ndodhur, në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës. Por jemi thellë të zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të përgjigjes perëndimore ndaj një përshkallëzimi tjetër nga Serbia. Për këtë edhe Britania e Madhe ka dërguar trupa shtesë në Kosovë. Beogradi duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin në mënyrë që ai të gjykohet në Kosovë”, u shpreh Kearns në një lidhje direkte Iva Tare, atlanticcouncil, përcjell Arbresh.info.
Deputetja britanike tha se edhe vetë vajza e Afrim Bunjakut, policit të vrarë atë natë, meriton ta shohë Radojiçiqin përballë drejtësisë./Arbresh.info/
A very important comment by @AliciaKearns, Chair of the UK Foreign Affairs Committee, who i) voices deep frustration over the continuous lack of the Western response to another escalation by Serbia and ii) calls on Belgrade to hand over Radoičić so that he can be tried in Kosovo. pic.twitter.com/z1w5jj7M8r
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) October 11, 2023
Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Millan Radoiçiqit, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.
Lexo edhe:
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi