Deputetja e parlamentit britanike, Alicia Kearns ka thënë se ka mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kosovën.
Këto komente, Kearns i ka bërë pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili ka deklaruar se Kosova ka mungesë të sjelljeve evropiane.
Me anë të rrjetit social Twitter, deputetja ka shpërndarë deklaratën e Stanos, si dhe ka renditur disa fakte të sjelljeve joevropiane të Serbisë, që nga pushtimi rus në Ukrainë.
“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar ajo derisa ka etiketuar diplomatin evropian Josep Borrell./Arbresh.info/
.@JosepBorrellF’s spokesperson demonstrates the complete lack of balance in the EU’s dealings with Kosovo.
To say 🇽🇰 has “inability to behave in a European manner” is a gross misrepresentation, but then not to call out Serbia’s actions given list below?pic.twitter.com/xRsqRj5bD0 pic.twitter.com/f5PRIaXBhP
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 14, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...