Deputetja britanike, Alicia Kearns është në mesin e politikanëve që në një letër drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, kanë bërë thirrje që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Me anë të një postimi në Twitter, Kearnes ka thënë se është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen bashkë për të ngritur shqetësimet e tyre.
“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin”, ka thënë ajo.
Tutje, Kearns ka shtuar se ata duan një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.
Ndryshe, politikanë të rëndësishëm të politikës së jashtme nga vende të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në Kosovë.
“Përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse,” thuhet në letrën e shkruar nga eksperti i Politikës së Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ai i Senatit të SHBA, Bob Menendez dhe kryetarët e komitetit të punëve të jashtme Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Në letrën drejtuar SHBA-së dhe BE-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se Perëndimi po ndjek politike të butë ndaj Serbisë.
“BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, nga frika se Beogradi mund të orientohet drejt Rusisë, megjithatë Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës”, thuhet mes tjerash në letër./Arbresh.info/
Important thread on foreign affairs committee chairs, MEPs, and national legislature MPs on the West’s lopsided policies toward #Kosovo and #Serbia. More broadly, legislative scrutiny is essential to righting EU, US, and UK Balkan policies gone far astray and counterproductive.👇 https://t.co/3Wnox43nZZ
— Kurt Bassuener 🌻 (@KurtBassuener) August 7, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...