Google ADS

Deputetja britanike kërkon drejtësi: Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, asnjë llogari për rolin e Beogradit

10:08 | 27 Tetor 2023
A Z

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka rikujtuar sot se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Kearns shkruan se po ashtu kanë kaluar një muaj dhe asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan Kearns në platformën X./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme