Alicia Kearns, deputete në parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se vendi i saj, ShBA, Gjermania, Franca dhe Italia, duhet t’i heqin sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga një qasje “me në qendër Beogradin”.
Kearns në një intervistë për Financial Times thotë se Perëndimi po tregon në Ballkan një dështim për të pasur një bosht kurrizor dhe “ne po tregojmë gjithashtu se nuk kemi marrë mësimet për të frenuar Rusinë”, transmeton Arbresh.info.
“Ne kishim një prioritet të tërë se si mos ta shqetësojmë apo rëndojmë Rusinë në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë është duke ndodhur këtu”.
Kearns ka qenë ajo që paralajmëroi Westminster në korrik se militantët serbë po kontrabandonin armë në Kosovë, duke rrezikuar një shpërthim dhune.
“Keni parasysh atë që thashë në qershor”, tha Kearns. “Armët vinin nga Serbia me ambulanca, në Kosovë dhe ruheshin nëpër kisha. Dhe çfarë kemi parë? Armët që kanë ardhur qartazi nga Serbia… Dy nga terroristët që vdiqën atë ditë nga të shtënat ishin shoferë të ambulancës. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, shtoi ajo duke folur për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit.
Kearns, i cila vizitoi vendin ku autoritetet e Kosovës ruanin armët e konfiskuara, tha se ishte e qartë se armatimi i shkallës ushtarake kishte qenë pjesë e depove të ushtrisë serbe.
“Numrat serikë përshtaten. Kjo nuk është si pjesë e rëndomtë e pajisjeve që djem të rëndomtë të nivelit të ulët mblodhën së bashku dhe vendosën t’i përdorin. Këto janë pajisje të reja nga viti 2021. Ato që pashë ishin pajisjet më të fundit”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Kerans ka folur edhe për hetimin e kryer nga Serbia ndaj saj, ku u akuzua për veprim në emër të interesave të huaja.
“Për një president që kërcënon një deputet, është një reflektim i pasigurisë së Vuçiqit dhe se komentet e mia kishin goditur në shenjë”, tha ajo. ”
Ajo ka theksuar se pavarësisht që ndërmjetësuesi perëndimorë kërkuan një kthim në tryezën e bisedimeve, situata mbeti e tensionuar.
“Nuk ka asnjë shenjë që bandat e krimit të organizuar që veprojnë brenda Kosovës të jenë ndalur. Nuk ka asnjë shenjë nga pala serbe… që ka reduktuar dëshirat në Kosovë”.
“Sistemi ndërkombëtar ishte bashkëfajtor në pretendimin se nuk kishte grupe të krimit të organizuar në Kosovë”.
Ajo tha se perëndimi duhet të përdorë më shumë nga provat që kishte dhe të godasë rrjetet e kontrabandës së armëve.
“Komuniteti ndërkombëtar i ka pasur këto prova – dhe zgjodhi t’i lirojë disa. Problemi është qetësimi i Beogradit. Ne nuk mund ta pranojmë premisën se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund të braktisë aspiratat për integrim të plotë [perëndimor]”.
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...