Deputetja Bajrami reagon ndaj mosfunksionim të platformës e-Kosova

13:14 | 25 Gusht 2023
E.K

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi platforma online e-Kosova në të cilën është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore është jashtë funksionit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka numëruar  disa “dështime” ku sipas saj, vijnë pas vendimit të MAShT-it për blerjen e tekstet shkollore, përcjell Arbresh.info.

“Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara, çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë”, ka shkruar Bajrami.

Sipas Bajramit, kjo do t’i kushtojë me miliona euro më shumë e fëmijëve do të ju kushtojë me mijëra orë të humbura.

“Dështim total, kaos e çka jo tjetër. Dorëheqja nuk mjafton”, ka përfunduar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme