Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se që disa ditë adresa e tij zyrtare në Facebook ka qenë cak i sulmeve kibernetike.
Selmanaj ka paralajmëruar hapjen e rastit në polici, pasi thekson se ende nuk ka arritë që adresën e Facebook-ut të tij ta rikthejë nën kontroll, shkruan arbresh.info
Deputeti tuje tha se sot do të nis procedurat policore.
Njoftimi i plotë i tij:
Miq të dashur,
Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm. Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore.
Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në facebook, që nga e hëna e kaluar gjithqka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar.
Shpresoj ta rikthej së shpejti. /arbresh.info/
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media