Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dje në fjalimin e tij përmbyllës për vitin 2017 para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë u shpreh se Ligji për gjuhët është jo kushtetues dhe represiv.
Po ashtu Ivanov nuk kurseu nga fjalori i tij të ashtuquajturën deklarata e Tiranës, ndërsa akuza lëshoi edhe në adresë të Prishtinës zyrtare.
Në këtë pjesë ai fajësoi Qeverinë e Kosovës për ndihmën financiare që ka ndarë për familjet e personave të vrarë në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, duke thënë se me këtë vendim ka shprehur jo falenderim për kujdesin e Maqedonisë ndaj refugjatëve gjatë luftës së vitit 1999.
Nisur nga ky fjalim deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri u shpreh se nuk e ka pasur lehtë ta përcjellë fjalimin vjetor të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov.
Zekiri ka postuar një fotografi në facebook nga seanca e djeshme gjatë fjalimit të Ivanovit, duke e shoqëruar me komentin: Kur mundohesh të mos e gjuash me kepucë Ivanovin. /albeu.com/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...