Deputeti shqiptar i Besës, Zeqirja Ibrahmi ka kënduar sot himnin kombëtar shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.
Alsat-M raporton se deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin. Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.
Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.
“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, tha Ibraimi.
Talat Xhaferi sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë dhe një gjë e tillë është përcjellë me protesta të mëdha, brenda dhe jashtë Kuvendit.
Protestuesit kanë hyrë brenda Kuvendit dhe me këtë rast janë lënduar disa deputetë, në mesin e tyre edhe Zijadin Sela dhe Zoran Zaev.
https://www.youtube.com/watch?v=YpQpQkdhYyg&feature=player_embedded
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag