“Vota për Kosovën është votë për stabilitetin në Ballkan është votë për përforcimin e demokracisë në një shtet që ka treguar vendosmëri, në një shtet demokratik, është votë për avancimin e të drejtave të njeriut dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Kështu deklaroi deputeti ukrainas Oleksii Goncharenko në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai ka falënderuar deputeten Bakoyaniss për punën e shkëlqyer dhe të guximshme dhe ka përgëzuar Kosovën duke u shprehur i sigurtë se do të ketë vendim pozitiv. Sipas tij, Kosova e meriton anëtarësimin njëqind përqind, dhe se ky është moment i shkëlqyeshëm jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për të gjithë.
“Bota e lirë duhet të bëhet bashkë, bota e lirë duhet të jetë e përbashkët, tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse”, tha ai.
Ai tha se Rusia po përpiqet ti shtojë “benzinë zjarrit” që të ketë luftëra në Ballkan.
“Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova është Evropë”, tha ai në gjuhën shqipe./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...