Deputeti turk: Organizata terroriste ‘FETO’ kërcënon edhe sigurinë e Kosovës

15:30 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti turk Fikrim Damka nga Grupi Parlamentar 6+ ka thënë se para se të kritikohet veprimi për depërtimin e gjashtë gylenistëve në Turqi, duhet të bëhen hetime rreth veprimtarive të tyre.

Sipas Damkës, këta njerëz me vite të tëra kanë ndikuar në procese gjyqësore e kanë vjedhur teste shtetërore.

Damka ka kërkuar që të krahasohet qarkullimi i gylenistëve të deportuar prej 60 milionë eurove me buxhetin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, raporton Arbresh.info.

“Organizata terroriste FETO jo vetëm për Turqinë por edhe për Kosovën paraqet element kërcënues për sigurinë e vendit”, është shprehur Damka.

Ai ka shtuar se udhëheqësit e shtetit të ri të Kosovës dëshmojnë paaftësinë e tyre si në koordinim të brendshëm ashtu edhe në menaxhimin e krizës me një shtet mik siç është Republika e Turqisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm