Google ADS

Deputeti ‘supermen’ me tri paga e shtatë prona (DOKUMENT)

09:14 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj është njëri prej deputetëve më të pasur në Kosovë.

Zogaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit të ardhura nga tri paga, nga Kuvendi i Kosovës, nga Banka NLB dhe nga PTK-ja, shkruan arbresh.info.

Ai po ashtu merr pension invalidor dhe totali i mjeteve që merr brenda një viti nga këto burime të të ardhurave është 26 mijë e 476 euro.

Zogaj ka të deklaruara në këtë agjenci shtatë prona në vlerë prej  449 mijë e 670 euro.

Bashkë me bashkëshorten e tij ai posedon mbi 10 mijë euro të deponuara në banka të ndryshme.

Formularin e plotë të deklarimit të tij të pasurisë mund ta shihni në KËTU /Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme