Google ADS

Deputeti suedez uron Osmanin: Do të jetë emocionuese ta ndjekim punën e saj

13:22 | 5 Prill 2021
V. S.

Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i është gëzuar lajmit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të jetë emocionuese të ndiqet puna e saj.

“Dëshiroj ta përgëzoj presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.Presidentja e dytë femër e Kosovës.Ata që më ndjekin e dinë që zhvillimi në Ballkan është afër zemrës time.Osmani-Sadriu është avokate dhe ka premtuar të punojë kundër korrupsionit. Do të jetë emocionuese ta ndjekim punën e saj”, shkroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme