Shqiptari Islam Alijaj, deputet i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, ka mirëpritur lansimin e “Dritares për Investime të Diasporës”.
Ai është shprehur i lumtur se për këtë. “Kështu funksionon politika ekonomike. | presim me padurim zhvillimet e shumta ekonomike në Kosovë”, ka shkruar ai në Instagram. Alijaj ka falënderuar kryeministrin për këtë.
Aktivisti Islam Alijaj ishte zgjedhur deputeti i parë shqiptaro-zviceran në parlamentin e konfederatës zvicerane. Më parë, Alijaj u zgjodh në Kuvendin e Qytetit të Cyrihut.
Ndryshe pakoja për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë do të përfshijë edhe një dritare garancie kredie, për të garantuar kredi investuese të diasporës sonë që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre, në Republikën e Kosovës
Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha dje se lansimi i ‘Dritares për Investime të Diasporës’ është hap që dëshmon për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në Kosovë. Kurti tha se ka mërgimtarë po kthehen e investojnë në Kosovë.
“Dritarja për Investime e lehtëson financimin e projekteve ta cilat bizneseve të mërgatës tonë ia mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. E tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Në Kosovë ka vend edhe për më shumë popullësi, më shumë punë. Me investime e përmirësimin e kushteve të jetesës, nuk mbesin edhe shumë arsye të forta që bashkëatdhetarët ta kenë cilësimin mërgimtar. Me kushte të ngjashme e ndoshta më të mira, mund të kthehen e të bëjnë biznes. Ne i quajmë mërgimtar sepse dëshirojmë që ata të kthehen”, tha shefi i qeverisë.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua