Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuara”, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Ivica Daçiqit në krye të parlamentit serb, gjë për të cilën edhe është përplasur në seancë me ish-kryediplomatin serb.
Kamberi ka thënë se kundërshtojnë zgjedhjen e Daçiqit, meqë konsiderojnë se ai i përket një kaste politike që ka nxitur luftëra të përgjakshme në ish-Jugosllavi.
“Në emër të klubit të deputetëve “Lugina e bashkuar” dhe të partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku deklarohem kundër kandidatit të propozuar për kryetar të Kuvendit popullor, para së gjithash për shkak se ne nuk jemi konsultuar fare në këtë procedurë dhe as për formimin dhe përbërjen e Qeverisë së re për të cilën po flitet këto ditë, ndërkohë që për këtë më shumë po informohemi nga mediat se sa rrugëve zyrtare të komunikimit institucional. Kjo është njëra prej arsyeve praktike të kundërshtimit tonë, ndërkaq arsyet politike të refuzimit tonë kanë të bëjnë me faktin se ai i ka takuar një elite politike e cila ka shkaktuar luftëra të përgjakshme në ish Jugosllavinë, pasojat e të cilave ndjehet edhe sot e veçmas ato po reflektohen ende në pozitën e palakmueshme të pakicave nacionale në republikën e Serbisë”, ka thënë Kamberi, raporton Gazeta Express.
Deputeti shqiptar tutje ka thënë se Daçiq në vazhdimësi ka shprehur urrejtje ndaj pakicave dhe se është duke bërë përpjekje për të mohuar krimet e bëra ndaj shqiptarëve.
“… madje duke bërë thirrje që të mos zbulohen varrezat masive të pretenduara në Serbi dhe për këtë shkak ai nuk do ta ketë votën tonë”, ka shtuar tutje Kamberi.
Ai tutje e ka akuzuar Daçiqin se gjatë kohës sa kishte qenë ministër i Brendshëm është angazhuar për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe prishjen demografike të shqiptarëve në tri komuna e Luginës.
“Në kohën sa ishte ministër i punëve të brendshme të Serbisë kishte filluar fushata e pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve të Luginës, me ç’rast në komunat e Luginës së Preshevës – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në komunat e Sanxhakut drejtpërsëdrejti është ndikuar të vie deri te zvogëlimi i numrit të popullsisë së këtyre pakicave dhe të prishjes së strukturës në përbërjen e popullsisë në dëm të shqiptarëve e myslimanëve, pra të prishjes së strukturës demokrafike të këtyre komunave”, ka shtuar Shaip Kamberi.
Ndër të tjera Kamberi ka cituar edhe ambasadorin e Gjermanisë në Këshill të Sigurimit i cili ka thënë se Serbia po “shkrep në këmbët e veta”, me fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.
Pas këtyre fjalëve të Kamberit s’ka qëndruar pa reaguar Daçiq, i cili ka thënë se Kamberi e kishte shpallur person të padëshirueshëm në Bujanoc në kohën sa kishte qenë ministër i brendshëm.
Ndërkohë për akuzat rreth prishjes së demografisë së Luginës, Daçiq ka thënë se kishte marrë aksion vetëm për të fshirë, sipas tij, adresat e rrejshme të shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë.
“Sa i përket asaj që tha Kamberi dhe kërkesave të tij, ai më ka shpallur mua të padëshirueshëm për të shkuar në Bujanoc, në kohën kur isha ministër i punëve të brendshme, ndërkohë që atëbotë ishte vrarë një polic. Kaq për këtë. Se a e kam zvogëluar unë numrin e popullatës shqiptare, deri sa isha ministër i policisë, jo unë nuk e kam bërë këtë. Ne kemi ndërmarrë aksion për të shlyer paraqitjet e rreme të vendbanimeve,. Sepse ka patur raste kur në një adresë janë lumëruar/paraqitur deri në 20 persona se banojnë aty”, ka thënë Daçiq.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...