Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ende po vazhdon të zhvillohet me polemika te shumta mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Si rrjedhojë e kësaj, edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ia bëri të qartë nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, se ai është deputet i Nismës dhe pikë, teksa kjo e fundit e quajti Shalën deputet të pavarur.
Gjithashtu, Shala tha se NISMA është në Kuvend edhe pse kjo tashmë dihet se i ka prishur shumë qejfin dhe planet LVV-së, madje sipas Shalës, LVV me të gjitha forcat ka luftuar që edhe përmes votave të kontrabanduara nga Serbia ta lërë Nismën jashtë parlamentit por që ky plan ju ka dështuar./arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...