Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq se është ndalur sot në Merdare për më shumë se katër orë nga anëtarët e Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA).
Petroviq sot ka marrë rrugën për në Beograd, për të vizituar motrën e tij, siç ka thënë ai.
Por ai është ndalur në mendare nga Shërbimi Informativ i Serbisë, ku të njëjtin e kanë mbajtur për më shumë se katër ore dhe e kanë intervistuar.
Petroviq ka thënë se ka kërkuar ta lëshojnë, teksa anëtarë të BIA-së e kanë pyetur për gjëra të përgjithshme siç ka thënë ai.
“Ata më pyetën për disa gjëra të përgjithshme dhe për atë se çfarë është shkruar në media, e unë i pyeta pse më kanë arrestuar mua. Ndërsa ata kërkonin të merrnin një intervistë nga unë. Unë ua ktheva se nuk kanë asgjë për të më pyetur mua, dhe kërkova që të më lejonin të shkojë, sepse unë shkova në Beograd me motrën time tek familja”, ka thënë Petroviq për Rtv Kim.
Petroviq ka thënë se ka mbetur i shokuar nga mbajtja prej katër orësh.
“Unë jam i shokuar, nuk e di pse u mbajtën për katër orë”.
Për këtë ai ka thënë se ka informuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe ambasadave të vendeve perëndimore për këtë ngjarje.
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...