Deputeti i Kuvendit të Serbisë, liberali, Çedomir Jovanoviq, nuk e kundërshton krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Megjithatë, ai thotë se koha kur është zgjedhur të formohet është e pa përshtatshme.
Sipas tij Serbia nuk duhet të krijojë probleme për çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi shqiptarët nuk mund të ndjehen të sigurt pa ushtri, shkaku i së kaluarës, shkruan Gazeta Express.
Jovanvoviq thotë që bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojnë sa më parë që të jetë e mundur.
“Është jashtëzakonisht e nevojshme që të vazhdojë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse është e qartë, se për arsye të veprimeve të mëparshme, negociatat kanë mbetur pa alternativë, dhe çfarëdo kërcënimi për luftë e destabilizon të gjithë rajonin”, ka thënë Jovanvoviq.
Ai thotë se të dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, kanë përgjegjësi për këtë dhe duhet të shqetësohen për situatën.
“Një marrëveshje që ata mund ta arrijnë është një mundësi, ky shans nuk do të përsëritet dhe nuk duhet humbur”, thotë politikani serb.
I pyetur specifikisht për çështjen e krijimit të Ushtrisë, Jovanoviq thotë se shqiptarët nuk ndjehen të sigurt pa ushtri shkaku i të kaluarës, prandaj nuk duhet parë si problem.
“Shqiptari me armë është shqiptar me armë, pa e marrë parasysh se a është nën ombrellën e UÇK-së, FSK-së, apo Ushtrisë së Kosovës. Për këtë arsye nuk duhet të përbëj problem, pasi shqiptarët shkaku i të kaluarës nuk ndjehen të sigurt pa armë”, është shprehur Çedomir Jovanvoviq.
Politikani serb i cili e njeh Republikën e Kosovës si shtet, thotë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës megjithatë është bërë në një moment të papërshtatshëm.
“Gjithashtu besoj se krijimi i Ushtrisë së Kosovës në këtë moment e bënë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjes, dhe ata që kanë vendosur ta themelojnë vetëm ndihmojnë ambiciet e atyre të cilët nuk dëshirojnë të zgjidhet problemi i Kosovës”, ka potencuar deputeti serb.
Ai thotë që vendosja e paqes në rajon duhet të vendoset mbi të gjitha politikat ditore.
“Cilido qoftë plani politik i Vuçiqit, Thaçit apo Haradinajt, ai nuk duhet të jetë një pengesë për paqen dhe ruajtjen e raporteve edhe ashtu të brishta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar tutje.
Jovanoviq gjithashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke thënë se ai vendim së bashku me vendimin për krijimin e Ushtrisë, e rrezikon përfundimisht dialogun ndërmjet dy shteteve.
Deputeti serb i cili njihet për qëndrimet e tij kundër pushtetit në Serbi, thotë që momentalisht Evropa është e çakorduar, dhe se arritja e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit varet vetëm nga pjekuria e elitave politikë në të dyja shtetet.
Sipas tij, dështimi i dialogut do të dërgojë në një katastrofë.
“I gjithë rajoni varët nga raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse duke i dhënë fund këtij problemi, hapet perspektiva për vendet tjera të rajonit. Ata që drejtojnë shqiptarët dhe serbët duhet ta dinë se njerëzit dëshirojnë vetëm pak paqe për vetën dhe familjet e tyre, dhe acarimi i raporteve në javët e fundit mund të ketë pasoja të pa imagjinueshme për jetërat e tyre”, ka përfunduar Jovanvoviq për Express.
Dje Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar në mënyrë unanime tri ligjet të cilat e bëjnë shndërrimin e FSK-së në Ushtri.
Pas miratimit të këtyre ligjeve, ka qenë i menjëhershëm reagimi i SHBA-ve të cilat e kanë përkrahur krijimin e Ushtrisë.
Gjithashtu edhe Berlini zyrtar ka thënë se është e drejtë sovrane e shtetit të Kosovës për të krijuar ushtrinë.
Ushtrinë e ka përkrahur edhe Franca dhe Britania e Madhe.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...