Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi ka thënë se do të mungojë në seancën e sotme ku pritet të votohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai tha se do të mungojë “për shkaqe shëndetësore”.
Kelmendi tha për KALLXO.com se e ka të paracaktuar një trajtim shëndetësor prej orës 17:00 dhe ai pret të zgjasë rreth 5 orë.
“Sot nuk mundem me qenë në seancë, kam trajtim shëndetësor që zgjat 5 orë, deri në orën 10, e unë nuk mund të marr pjesë për shkak të vlerave dhe helmeve në trupin tim që rriten”, tha Kelmendi.
Ai tregon se qëndrimi i tij në Kuvend do të ishte kundër apo abstenim.
“Qëndrimi im është kundër apo abstenim. Goja ime asnjëherë se ka thënë që unë do ta votoj demarkacionin, asnjëherë”, tha Kelmendi.
Tutje deputeti i LDK-së ka folur edhe për komentet e njerëzve nëpër rrjetet sociale se do të refuzojnë të shërben në kompaninë e tij “Elkos” nëse Kelmendi nuk e voton demarkacionin me Malin e Zi.
“Na kemi pas tri vjet gaz e protesta, i kemi ba dëm Kosovës, se për dëmin tim, kjo është çështje e vogël. Na i kemi ba dëm Kosovës, se për dëmin që i bëjmë “Elokosit” është çështje e vogël. Kosova dhe “Elkosi” kanë dallim”, tha Kelmendi.
I pyetur për komentet se ai po e kalkulon votën që të marrë diçka në këmbim, Kelmendi mohoi këtë mundësi.
“Unë pare kam, ekonomi kam mjaft, unë nuk merrna me kushtëzime, nuk kam nevojë. Nuk e kam kushtëzu as atëherë kur është zgjedhur Presidenti e që është varë prej votës time”, tha Kelmendi.
Vazhdimi i seancës për Demarkacionin do të fillojë sot në orën 16:00.
Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar disa herë se grupi parlamentar i LDK-së i ka të gjitha votat pro kësaj marrëveshje./Kallxo.com
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...