Deputetë të Kuvendit të Kosovës, 43 prej tyre i dhanë dje “dritën jeshile” kryesisë që të ftojë një seancë të jashtëzakonshme për të votuar rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Mirëpo, Kryesia pas dy përpjekjeve dështoi për ta bërë një gjë të tillë, pasi nuk arriti të siguroj kourimin për shqyrtim të kësaj kërkese.
Shumica e nënshkruesve ishin deputetë të PAN-it si dhe gjashtë të tjerë të komuniteteve joshqiptarë.
Në mesin e tyre ishte edhe deputeti Danush Ademi. Ky i fundit nuk kishte edhe aq shumë informacione se për çfarë bëhet fjalë kjo kërkesë, e cila e rrëzonte Specialen.
Ademi, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se nënshkrimin e ka vendosur duke menduar se është për të mirën e qytetarëve të Republikës.
“Nuk e kemi mendu pasojat. Ka qenë i papritur ai nënshkrim. Aty se kemi ditë çfarë po nënshkruajmë. S’kemi pas konsultim, nënshkrimi ka ardh pa konsultim. Nuk është në rregull. Është dashur të ftohemi të diskutojmë. Mendojë se është dashur të ftohemi nga PAN-i të japin sqarime por tani s’kemi çfarë të bëjmë”, është shprehur ai.
Më tej, deputeti i komunitetit Ashkali sqaroi se personalisht ka menduar se me shfuqizimin e ligjit do t’i shtohet një amendament gjykatës që të jetë e barabartë për të gjithë.
“Kështu e kam kuptu unë”, thotë ai.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...