Google ADS

Deputeti Pacolli viziton minatorët e Kishnicës, kërkon investime nga Qeveria

18:19 | 26 Shkurt 2018
M. A.

Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka vizituar sot minatorët e minierës së Kishnicës për nderë të javës së minatorëve, shkruan arbresh.info

Deputeti Pacolli përmes një postimi në “Facebook” tregon se kjo vizitë i ka ngjallur një ndjenjë të veçantë duke kujtuar kohen kur edhe babai i tij ka qenë minator.

Pacolli thotë se sektori minerar në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik dhe punësim, ku sipas Pacollit, është obligim i Qeverisë dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të punojnë pandalshëm në implementimin e Strategjisë Minerare në Kosovë./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/100000208433483/videos/2115131858503741/?permPage=1

 

 

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot, pata nderin të vizitoj minatorët e minierës së Kishnicës për nder të javës së minatorëve. Vizitë e cila zgjon ndjenjë të veçantë, si fëmijë i një ish-minatori i cili i priu marshit të minatorëve në vitin 1988, e që shënon një nga aktet heroike të minatorëve dhe në përgjithësi të popullit të Kosovës në rrugën e drejtë për liri.

Në ditë si kjo e sotmja bëhemi më të ndërgjegjshëm së kurrë për domosdoshmërinë e investimeve në minierën e Trepçës, në veçanti në njësit e saja të krahinës së Gollakut në Hajvali, Kishnicë e Artanë. Investime të cilat do të reflektonin pashmangshëm në infrastrukturë e zhvillim, punësim e jetë dinjitoze për qytetarët e këtyre zonave.

Sektori minerar në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik dhe punësim, andaj, është obligim i Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të punojnë pandalshëm në implementimin e Strategjisë Minerare në Kosovë, hapjen sa më të shpejt të ‘zonave të interesit të veçantë’ dhe promovimin e këtij sektori për investime të jashtme.

Islam Pacolli

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme