Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli në seancën e sotme i ka bërë thirrje opozitës që t’i bashkohen delegacionit për bisedime në Bruksel.
Ai ka thënë se në këtë rrugëtim duhet të jenë të bashkuar të gjithë duke përfshirë edhe opozitën.
“Është një mungesë e madhe nëse nuk arrihet të përfshihet edhe opozita. Ne kemi nevojë që të jemi të bashkuar. Është e rëndësishme që të punohet edhe më shumë që të bashkohet opozita që të jetë pjesë e këtij delegacionit.”, ka thënë Pacolli.
Në kuvend është duke u diskutuar propozimi i qeverisë Haradinaj për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare