Adnan Dibrani, deputet në Parlamentin suedez i cili ka prejardhje nga Mitrovica, nesër pritet që ta rrëzojë me votën e tij ish-pjesëtarin e shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev, si raportues për Kosovën në KE.
Votimi do të mbahet në Parlamentin Evropian në Berlin.
Këtë e ka bërë të ditur Astrit Gashi në profilin e tij në Facebook.
‘’Deputeti shqiptar ne parlamentin e Suedise Adnan Dibrani do te rrezoi ish-pjesëtarin e shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës ne votimin qe do te mbahet neser ne parlamentin Europian ne Berlin.
Adnan Dibrani si antare i komisionit suedez me te drejte vote si dhe koleget e tij nga Suedia do te mbeshtesin Peter Beyerin CDU/CSU si raportues për Kosoven i cili thotë se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa njohje të Kosovës.
Adnan Dibrani po neser pas votimit duhet te kthehet ne Suedi sepse opozita ka kerkuar nocion shkarkimi per Morgan Johanson (S) minister i drejtesise dhe migrimit i cili vjen nga kualicioni qeverise dhe koleg nga partia e Adnan Dibranit te cilet kane shumicen ne parlamentin suedez.
Ndersa arsye qe te kundeshtoje kandidatin nga Rusia Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën eshte se ai dyshohet se ishte pjese e inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.’’
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...