Përfaqësuesi i Italisë në Këshillin e Evropës, Pieo Fassino ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është i nevojshëm për stabilitetin në të gjithë Ballkanin.
Fassino në fjalën e tij të rastit u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE, sepse anëtarësohen të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe serbët në Kosovë.
“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pasë kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane. Anëtarësimi do të mund të na ndihmonte edhe neve sepse bëjmë hapa të përbashkët edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kjo është e nevojshme për të siguruar stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Fassioni./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...