Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është kërcënuar sot në shtëpinë e tij.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka bërë të ditur se kërcënimin e ka marrë nga një simpatizant i partisë së tij.
“Me 25 janar më kontaktoi në Facebook një simpatizant i Lëvizjes nga një fshat i Gjilanit, që pretendonte se më kishte votue, me ofendimet më të rënda ndaj meje”, ka treguar Ismaili.
“Nuk e raportova askund, kur e pash se u qetësue, edhe krejt shkoi normal këto ditë, deri e mora një foto nga ky person sot, në orën 19:15, në të cilën me kishte fotografue mue brenda në zyrat e Karrotës, derisa isha në takim me një mysafir, sa kishte qenë ky person i fshehun prapa veturës time”, ka shkruar Ismaili.
Deputeti i VV’së rastin e ka denoncuar në Polici, ku ka treguar se ka pranuar mesazhe/foto kercenuese, dhe ka thënë se ndihet i kanosur.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur, se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me rastin.
Janë angazhuar edhe hetuesia dhe forenzika, për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Shkrimi i plotë i Ismailit:
Të nderuem miq e dashamirë,
Meqë mora shumë mesazhe lidhje me lajmin që u krijue sonte, po e ndjej veten të obliguem me ju sqarue se çka ndodhi.
Me 25 janar më kontaktoi në Facebook një simpatizant i Lëvizjes nga një fshat i Gjilanit, që pretendonte se më kishte votue, me ofendimet më të rënda ndaj meje. Duke e dijtë situatën edhe meqë kam premtue se nuk kam me u shajtë ma, posaçërisht jo me njerëz të Lëvizjes, gjatë një pjesë të madhe të ditës i kam thanë me pushue, me u ndalë, nganjëherë me edhe me ia kthye në humor, asnjëherë me ofendim, deri dikur gjuha e tij u ashpërsue tej mase, kur i thashë se kam me e raportue në Komision Disciplinor të Lëvizjes, u ndal menjëherë.
Nuk e raportova askund, kur e pash se u qetësue, edhe krejt shkoi normal këto ditë, deri e mora një foto nga ky person sot, në orën 19:15, në të cilën me kishte fotografue mue brenda në zyrat e Karrotës, derisa isha në takim me një mysafir, sa kishte qenë ky person i fshehun prapa veturës time.
Xhamat e zyrës time janë buzë rruge, por rruga ku gjindet zyra në Aktash është aq e koklavitun, sa që shumë vështirë e ka dikush nga Gjilani me qëllue rastësisht duke kalue andej, edhe bash kur unë qëllova i ulun aty, që ishte prej orës 17:10 – 18:40.
Ky gjest ishte i qëllimshëm, edhe i menduem pikërisht me më dhanë mesazh se “po të kqyri unë”, që mbas aq shumë ofendimeve që mi ka dhanë paraprakisht, për mue është i papranueshém edhe kërrcënues. Prandej, e lajmërova policinë. Emri i personit është i njohun për policinë, bashkë me mesazhet e tij edhe fotot, të cilat s’muj i publikoj derisa janë dëshmi.
Nuk është, fatkeqësisht, lojë SHIK-u, sado që kisha dashtë me besue se është. Ky djalë është, nëse jo aktivist, simpatizant i Lëvizjes, sepse e identifikuen disa veta. Sinqerisht po shpresoj se është dikush që e ka shprehë mllefin, apo i duket vetja i fortë, e nuk është veprim i organizuem.
Mllefin që ju ka shkaktue kjo gjendje po ia kuotoj secilit. Unë jam edhe më i mllefosun, edhepse ma së paku kam faj për këtë situatë! Ju kuptoj edhe kur më shani. Unë NUK KAM me ju shajtë. Veç me m’ardhë te zyra me m’fotigrafue tinza, është e patolerueshme! Harrone që mue m’tutë najkush.
Për fund, këtë as nuk pata dëshirë me e ba lajm. Sa isha duke i dhanë deklaratë policisë, me dijeni veç të grues sime, Nitës, ky incident u ba lajm. Në mes të intervistës nisën miq me m’shkrue. Policia e Kosovës ishte e vetmja që ish në dijeni për këtë lajm edhe është e TURPSHME me lëshue në medie lajme private të tilla.
Unë jam mirë, për krejt ata dashamirë që me kontaktuen. Ka dy muej që i lus krejt me e ndalë këtë betejë të poshtër publike, për të cilën i fajësoj krejt, pa asnjë përjashtim. Jemi ba kokrra e marres. Dëshpërimi im s’asht tuj pasë fund. E për frikë, sonte harrone që i frikësohem dikujt. Konfliktet po i shmangi tash dy muej, ndërsa kanosjet kam me i raportue çdo herë.
Mirëmbetshi, dashamirë. Mos harroni që unë jam qaj Fisi që gjithmonë kam qenë, edhe i njajti kam me mbetë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/fisnik-ismaili-thote-se-u-kercenua-nga-simpatizanti-i-vetevendosjes-493061/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...