Deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili ka reaguar pas dëmtimit që i është bërë njërit prej autobusëve të rinj të kryeqytetit duke i thyer xhamin e tij.
Ismaili përmes një postimi në Facebook i ka quajtur qyqana ata që siç ka thënë, po mundohen t’i frikësojnë me këto veprime, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Qyre, edhe na kemi thye xhama. Është e vërtetë. Bile edhe na kanë kritikue për këtë. Po e theni pronën publike, që paguhet me tatimet e qytetarit, na thojshin. Anipse prapa qatyne xhamave, rrijnë zyrtarë qeveritarë që vjedhin miliona të qytetarit për çdo ditë.
Amo, prapa këtyne xhamave të autobusit rrin qytetari jo veç i Prishtinës, por prej krejt Kosovës. Edhe, me i thye këta xhama, veç me na tregue se edhe ju dini me thye, e me tentue me na frikësue, po ju siguroj me jetë se:
Xhelozia juej ndaj sukseseve tona veç po na frymëzon e motivon me punue edhe ma shumë. Çka ka ma lezet, sesa me ju pa tuj plasë? Edhe kjo çka keni ba, s’është shenjë trimërie, por frike. Kur i gjuejmë hajnat në institucione me gurë, i rrethoni me qindra policë, e autobusat e pambrojtun plot qytetarë i gjueni gurë. Jeni qyqana.
Ju le që s’po na tutni, por po na bani mos mu ndalë kurrë. E, besoni, na s’kemi me u ndalë./Arbresh.info.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...