Deputeti i VV’së: Driton Selmanaj s’meriton të jetë as qytetar i Kosovës

00:20 | 20 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajt.

Kur gazetari Parim Olluri në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se “Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre”, Selmanaj ia ka kthyer duke thënë ” “Jemi lodhur me këso gjëra” .

“Driton Selmanaj pas deklaratës së sotme në T7, nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër. Kaloi çdo kufi të arsyjes”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu./infoshqip/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme