Deputeti i VV-së tregon se sa para paguan në muaj Albin Kurti për shtëpinë e re që mori me qera

23:35 | 1 Prill 2021
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ndërroi vendbanimin e tij, ku nga banesa doli në një shtëpi private në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë.

Derisa në median u raportua se kjo shtëpi është 500m2 dhe paguan 500 euro për muaj, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se këto raportime nuk janë të vërteta.

Ai tha se shtëpia që ka marrë kryeministri Kurti nuk është 500m2, por diku rreth 230 m2 dhe nuk paguan më shumë se 250 euro për muaj.

Sipas tij të dhënat janë shifra zyrtare pasi që është “interesuar personalisht” lidhur me këtë çështje

“Albin Kurti ka marrë një shtëpi afër 230 m2 e cila paguhet 250 euro në muaj dhe paguhet nga paga e kryeministrit të vendit. Nuk paguhet as nga institucionet. Pra nuk është 500 m2 siç është raportuar në media”, tha Bajqinovci në Click.

Të ngjashme